Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Nuk po shpresoj për falje presidenciale nga Macron”, Sarkozy pas dënimit 5-vjeçar: Nuk mund të falem për diçka që nuk e kam bërë
Nicolas Sarkozy ka thënë se nuk ka “asnjë shpresë” për të marrë një falje presidenciale pas dënimi pesëvjeçar me burg që iu dha para disa ditësh dhe në një intervistë që do të publikohet të dielën, ish-presidenti francez thotë se synon që “ndershmëria” e tij të njihet. Rasti i financimit të paligjshëm të fushatës zgjedhore të Sarkozy-së nga Libia e Muammar Gaddafit, e cila ka preokupuar jetën politike dhe shoqërore franceze për vite me radhë, përfundoi të enjten me Gjykatën Penale të Parisit që e shpalli ish-presidentin fajtor për konspiracion kriminal nga viti 2005 deri në vitin 2007 dhe e dënoi atë me pesë vjet burg. Ai u gjobit gjithashtu me 100,000 euro, u ndalua nga posti politik për pesë vjet dhe u skualifikua nga...