Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, masë sigurie për korrupsion ndaj dy inspektorëve të ISHTI-së

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, masë sigurie për korrupsion ndaj dy inspektorëve të ISHTI-së

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë caktoi sot masat e sigurisë për korrupsion ndaj dy inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve të një çështjeje penale të regjistruar për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj dy shtetasve. Në datën 23 shtator 2025, Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për caktimin e masës së sigurimit personal: “Arrest në burg”, ndaj shtetasit O.J., me detyrë inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI) dhe “Arrest në...