Moldavianët votojnë në zgjedhjet vendimtare mes integrimit në BE dhe ndikimit rus

Moldavianët votojnë në zgjedhjet vendimtare mes integrimit në BE dhe ndikimit rus

jë grua duke votuar në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Moldavi. Moldavianët votojnë në zgjedhjet kyç parlamentare, duke zgjedhur mes dy rrugëve: vazhdimin e integrimit drejt Bashkimit Evropian apo kthimin drejt Rusisë, mes raportimeve të shumta për ndërhyrje në fushatë nga Kremlini. Vendvotimet u hapën në orën 07:00, sipas kohës lokale, dhe do të mbyllen në orën 21:00. Rezultatet pritet të publikohen menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit. Moldavia gjendet në kufi me Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022. Ky konflikt e ka goditur rëndë ekonominë e Moldavisë, ka shkaktuar ndërprerje në tregti dhe ka rritur çmimet e energjisë, duke shkaktuar rritje të inflacionit. Ndërkaq, ushtria online e dezinformimit e Kremlinit ka përdorur llogari dhe rrjete...