Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci në fushën e mbrojtjes, Rama: Qasja e Serbisë, e prapambetur
Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot produkt të prapambetjes qasjen e Serbisë ndaj marrëveshjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes. Në një intervistë televizive, Rama u shpreh se “ne nuk kemi bërë aleancë për të shkuar në luftë me asnjë, por kemi bërë një një marrëveshje mes tri shteteve demokratike për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes”. “Nuk është aleancë ushtarake për të shkuar në sulm. Në rast se ka tërbim, është thjesht produkt i prapambetjes. Halli nuk është kur shohim produkte të prapambetjes në qasjen e Serbisë, halli është kur shohim Kosovën të sillet në mënyrë të prapambetur”, theksoi Rama. Kryeministri theksoi se “Kosova nuk ka fare lidhje me Serbinë dhe as nuk duhet ta ketë fare parasysh Serbinë në rrugën...