SHBA, të shtëna me armë zjarri në një bar, 3 viktima dhe 8 të plagosur

SHBA, të shtëna me armë zjarri në një bar, 3 viktima dhe 8 të plagosur

Një person i armatosur iu afrua një bari plazhi në Karolinën e Veriut nga një varkë dhe hapi zjarr, duke vrarë 3 persona dhe duke plagosur të paktën 8 të tjerë, thanë autoritetet.  Personi i armatosur është arrestuar, sipas oficeres së marrëdhënieve me publikun të qytetit, ChyAnn Ketchum.  E gjitha ndodhi në Southport pak para orës 9:30 të mbrëmjes me orë lokale, kur një varkë iu afrua barit dhe personi i vetëm në bord hapi zjarr, tha Ketchum. Personi i armatosur më pas iku drejt komunitetit fqinj të Oak Island.  Rreth gjysmë ore më vonë, një ekip i Rojës Bregdetare Amerikane vuri re dikë që përputhej me përshkrimin e të dyshuarit duke ngarkuar një varkë në një rampë publike në Oak Island dhe e arrestoi atë.  Individi po mbahet nga policia lokale e Oak Island dhe pritet të transferohet në...