Gjobiten deri në 15 mijë lekë shoferët në Shkodër, shkelën rregullat e qarkullimit dhe kryen manovra të rrezikshme

Gjobiten deri në 15 mijë lekë shoferët në Shkodër, shkelën rregullat e qarkullimit dhe kryen manovra të rrezikshme

13 drejtues autoritetesh janë ndëshkuar me masë administrative nga Policia e Shkodrës pas moniorimeve intensive në vend të qarkullimit të automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Nga monitorimet me dron, janë konstatuar 13 shoferë duke kryer shkelje me rrezik të lartë për tu bërë burim aksidentesh. Këta drejtues automjetesh u ndëshkuan me gjobë që variojnë nga 5 000 deri në 15 000 lekë. “Shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e lëvizjes së automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut. Si rezultat i monitorimeve të pandërprera në akset rrugore, duke përdorur edhe dronë, janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit, të cilat përbëjnë burim të lartë rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore. Gjatë monitorimit me dron, në akset rrugore “Shkodër-Hani...