OKB rivendos sanksionet ndaj Iranit për programin bërthamor, Rubio: Diplomacia mbetet opsioni më i mirë

OKB rivendos sanksionet ndaj Iranit për programin bërthamor, Rubio: Diplomacia mbetet opsioni më i mirë

Sanksionet e OKB-së ndaj Iranit, për shkak të mospërmbushjes së angazhimeve për programin e tij bërthamor, u rivendosën në orën 3 të mëngjesit, dhjetë vjet pasi ato u hoqën. Një propozim nga Rusia dhe Kina për të shtyrë rivendosjen e sanksioneve për gjashtë muaj dështoi të miratohej në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të premten, pasi vetëm katër vende votuan në favor të projektrezolutës. Nëntë nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së votuan kundër saj dhe dy abstenuan. “Diplomacia mbetet një opsion, një marrëveshje mbetet rezultati më i mirë për popullin iranian dhe bashkësinë ndërkombëtare. Që kjo të ndodhë, Irani duhet të bjerë dakord për bisedime të drejtpërdrejta, të zhvilluara me mirëbesim, pa shmangie ose mashtrim”, theksoi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco...