Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tregtia me pakicë, rriten supermarketet: turizmi nxit veshjet
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se të ardhurat nga shitjet neto në tregtinë me pakicë ishin 461 miliardë lekë në vitin 2023, apo 4.6 miliardë euro (e dhëna e fundit e disponueshme). Një nga sektorët që duket se po nxit zgjerimin e industrisë retail është turizmi, ku operatorët pranojnë se shitjet sezonale, sidomos gjatë periudhës kryesore turistike, që konsiderohet ajo maj-shtator, kanë nxitur zgjerimin e ofertës, kapaciteteve logjistike dhe pikave në zonat me frekuentimin më të lartë me vizitorë. Ky treg po riformatohet vitet e fundit, teksa zinxhirët e supermarketeve po zgjerohen, duke marrë nga tregu i dyqaneve të vogla, që po mbyllen për shkak të rritjes së konkurrencës dhe konsumit të dobët. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023 kishte 30 mijë...