Kryeministri Rama: Kosova e ka të pamundur të përparojë në BE pa zgjeruar miqësitë ndërkombëtare

Kryeministri Rama: Kosova e ka të pamundur të përparojë në BE pa zgjeruar miqësitë ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama në intërvistën e dhënë për Klan Kosova, foli dhe për çështjen e Bashkimit Europian lidhur me Shqipërinë dhe Kosovën. Për këtë të fundit, në krahasim me Shqipërinë, Rama u shpreh se Kosova e ka të pamundur të përparojë në këtë aspekt pa krijuar simpati, besim dhe pa zgjeruar marrëdhëniet diplomatike me partnerët ndërkombëtarë. “Është e pamundur të përparohet në asnjë lloj drejtimi në këtë aspekt pa krijuar besim dhe simpati të plotë ndërkombëtare. Kjo nuk bëhet se duam ne, por bëhet nëse ne kemi të gjithë miqtë e mjaftueshëm dhe aleancat e mjaftueshme për t’ia dalë. Në këtë aspekt, fjala më e butë që mund të thuhet është se nuk ka asnjë progres. S’ka asnjë progres në aspektin e zgjerimit dhe forcimit...