Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Shkleje të panumërta, nevojë për rezolutë të përbashkët Shqipëri–Kosovë
Kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë nuk është demokratik, dhe kjo sipas tij, “është shumë e rëndë”. Në një intervistë televizive, Rama u shpreh se në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, po ndodhin shkelje shumë të rënda dhe të vazhdueshme të standardeve demokratike të procesit. Kryeministri nënvizoi rëndësinë e daljes me një rezolutë të unifikuar të Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, ku të vihen në dukje të gjitha shkeljet e panumërta të standardeve demokratike të procesit. “Fola për mungesën e vullnetit për të marrë një hap qoftë edhe simbolik. Unë besoj se do të ishte një hap që do të kishte një jehonë të caktuar në rast...