Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama kritikon heshtjen e Kosovës për Gjykatën Speciale: Nuk ka vullnet, një farsë që do lërë gjurmë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për Gjykatën Speciale dhe procesin “Thaçi dhe të tjerët”. Rama tha në një intervistë për Klan Kosova se nuk ka vullnet në Kosovë për të dalë me një rezolutë të Parlamentit të Kosovës, një rezolutë që tha se Shqipëria do t’i bashkohej menjëherë ndaj Gjykatës Speciale. “Nuk ka vullnet në Kosovë për të dalë me një rezolutë të Parlamentit të Kosovës, një rezolutë përtej partive politike të cilës ne do t’i bashkoheshim menjëherë ndaj Gjykatës Speciale dhe ndaj gjithë kësaj farse sepse ka shumë farsë në këtë mes”, tha Rama. Ai foli edhe për bisedat që i ka me ish-presidentin Hashim Thaçin, me të cilin tha se nuk dëgjohen shpesh. “Hashimi dhe të tjerët dhe Parlamenti i Kosovës bënë një akt mirëbesimi. Nuk dëgjohemi shpesh [me...