Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kishte në banesë kokainë, municione dhe armë të ftohta, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë
Një 48-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë pasi në banesën e tij u gjetën sende të kundraligjshme. Policia kishte marrë informacion në rrugë operative se 48-vjeçari me iniciale A.B. posedonte këto sende dhe organizuan punën. Gjatë kontrollit në banesën e tij në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, efektivët e Komisariatit Nr.1 gjetën në shtëpinë e 48-vjeçarit lëndë narkotike kokainë, 1 armë të ftohtë dhe municion luftarak. Ndaj 48-vjeçarit rëndojnë 3 akuza; mbajtje pa leje e municionit, mbajtje pa leje e armëve të ftohta dhe prodhim e shitje e lëndëve narkotike. Njoftimi i Policisë së Tiranës: Shiste doza kokaine dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari. Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak. ...