Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kursi i Mjekësisë Sportive, Dr. Skënder Brataj: Bashkëpunimi me Federatën, thelbësor për ndihmën e parë në futboll
Federata e Futbollit po organizon edicionin e radhës të kursit të Mjekësisë Sportive dhe siç është bërë traditë, një seancë e veçantë i kushtohet ndihmës së parë. Kursi dyditor për ndihmën e parë u zhvillua në ambientet e klinikës së Kombëtares dhe i ftuar ishte Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, i cili u shpjegoi kursantëve teknikat e ndihmës së shpejtë dhe mënyrën e trajtimit në kohë të shpejtë të problematikave shëndetësore që mund të ndodhin gjatë aktiviteteve sportive. Në një prononcim për fshf.org, doktor Brataj foli për rëndësinë e dhënies së ndihmës së parë, në veçanti në sportin e futbollit. “Çdo profesion mjekësor, fillon nga baza, nga dhënia e ndihmës së parë. Në programin e kursit dhe shkollës që...