Vrasja misterioze e biznesmenit italian, policia e Gjirokastrës liron për mungesë provash personat e shoqëruar

Vrasja misterioze e biznesmenit italian, policia e Gjirokastrës liron për mungesë provash personat e shoqëruar

Policia e Gjirokastrës ka liruar të gjithë personat e shoqëruar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Salari të Tepelenës, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç.Mes të liruarve janë edhe pjesëtarë të familjes Barçe, të cilët u mbajtën disa orë nën hetim. Burime jozyrtare bëjnë me dije se mungesa e provave çoi në vendimin për lirimin e tyre. Sipas të njëjtave burime, dyshohet se është një person i jashtëm ai që ka qëlluar në drejtim të dy automjeteve, duke shkaktuar vrasjen. Ky person mbetet ende në kërkim nga policia. Dëshmitë e të shoqëruarve dhe personave të pranishëm në vendngjarje kanë ndihmuar në zbardhjen e disa rrethanave të krimit, i cili tronditi opinionin publik dhe ngriti disa pista hetimi. Ngjarja ndodhi...