Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zbardhen emrat e 13 komandantëve rusë të akuzuar për masakrën në Bucha, si u dokumentuan krimet që tronditën botën
Për 29 ditë në fillim të vitit 2022, qyteti ukrainas i Buchës, në periferi të Kievit, u shndërrua në simbolin më të errët të krimeve të luftës të ushtrisë ruse. Forcat pushtuese, që hynë më 27 shkurt, kryen mizori të tilla që kanë bërë që Bucha të krahasohet nga shumë vëzhgues me Srebrenicën e Bosnjës. Mijëra qytetarë u përballën me tmerrin: ekzekutime pa gjyq, tortura, përdhunime sistematike dhe vrasje të fëmijëve përpara syve të prindërve. Mbi 500 trupa civilësh u gjetën pas çlirimit të qytetit, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Më shumë se 100 persona u varrosën në një varr masiv pas kishës ortodokse lokale. The Sunday Times ka bërë publike identitetin e 13 komandantëve rusë që, sipas hetimeve të pavarura dhe...