Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Po paguanim njerëz nga e ardhmja!”/ Departamenti i Musk zbardh skandalet e agjencive, 24500 persona mbi 115 vjeç morën 59 milionë dollarë
Departamenti i Efiçencës Qeveritare (DOGE), i drejtuar nga Elon Musk, ka nxjerrë në dritë një zbulim tronditës: miliona dollarë përfitime papunësie kanë përfunduar me përfitues inekzistent, madje edhe njerëz që nuk kanë lindur ende. Sipas hulumtimit të DOGE, i cili shqyrtoi kërkesat për papunësi nga viti 2020 e tutje, u identifikuan 9,700 njerëz “imagjinarë” të cilët pretenduan një total prej 69 milionë dollarësh. Në një rast absurd, dikush me vitin e lindjes 2154 dyshohet se mori 41,000 dollarë, raportoi departamenti në një postim në X. Në të njëjtën kohë, hetimi zbuloi se 24,500 persona mbi moshën 115 vjeç morën përfitime me vlerë 59 milionë dollarë, ndërsa rreth 28,000 “përfitues” të moshës 1 deri në 5 vjeç morën përfitime me vlerë 254 milionë dollarë. “Paratë e...