“Na ke të gjithëve në krah”, Balluku bën daljen e parë me Manastirliun si kandidate e PS: Tiranën do e fitosh siç ti gjithmonë di

“Na ke të gjithëve në krah”, Balluku bën daljen e parë me Manastirliun si kandidate e PS: Tiranën do e fitosh siç ti gjithmonë di

Drejtuesja politike për Tiranën në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen për Bashkinë, Belinda Balluku ka bërë daljen e parë në publik me kandidaten socialiste, Ogerta Manastirliu. Në një status në faqen e saj në facebook, Balluku shkruan se e gjithë skuadra socialiste do të jetë në krah të ish ministres, teksa shprehet e sigurtë për fitoren në zgjedhjet e ardhshme. Statusi i Ballukut Prej vitesh kemi ndarë beteja, miqësi, ëndrra dhe plane për fëmijët tanë, biseda të pafundme dhe momente që nuk harrohen… Sot e shoh me zemrën plot, tek merr një hap të guximshëm për të kandiduar si kryetare e Bashkisë Tiranë, lokomotivës së Shqipërisë. E njoh mirë, e di sa shumë punon, sa shumë i do njerëzit dhe sa sinqerisht kujdeset...