Luiz Ejlli në lamtumirën e fundit për Eldion Kelmendin, ngushëllon personalisht familjen

Luiz Ejlli në lamtumirën e fundit për Eldion Kelmendin, ngushëllon personalisht familjen

Sot, në fshatin Pavlan, iu dha lamtumira e fundit Eldion Kelmendit, vëllait të artistit të njohur Gjesti, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor. Atmosfera e heshtur dhe e rëndë shoqëroi ceremoninë mortore, ku familjarë, miq dhe shumë qytetarë u mblodhën për t’i dhënë respektet e fundit të ndjerit. Prania e figurave publike nuk mungoi. Në mesin e tyre u vu re edhe Luiz Ejlli, fituesi i “Big Brother VIP”, i cili zgjodhi të mos bëjë deklarata publike, por të shprehte ngushëllimet e tij personalisht pranë familjes. Momenti kur ai ngushëlloi babain e Gjestit u komentua nga të pranishmit si një gjest solidariteti dhe respekti për dhimbjen e familjes Kelmendi. Ceremonia mortore u zhvillua me pjesëmarrjen e dhjetëra të afërmve dhe miqve...