Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sabotim i qëllimshëm, Princi Harry shpërthen pas raportimeve për një takim me Mbretin Charles
Princi Harry ka ngritur shqetësime për përpjekje të mundshme për të sabotuar pajtimin e tij me Mbretin Charles, pas raportimeve mediatike që ai i cilësoi si shpikje të ushqyera nga burime të paidentifikuara. Harry dhe babai i tij, Mbretit Charles III, u takuan më 10 shtator në rezidencën Clarence House në Londër, takimi i parë mes tyre pas gati dy vitesh. Sipas The Sun, ky takim ishte thjesht formal, me gazetën që raportoi se Harry kishte komentuar me shaka se ishte ndier më shumë si një vizitor zyrtar sesa si pjesë e familjes mbretërore. Megjithatë, zëdhënësi i princit e hodhi poshtë këtë pretendim, duke deklaruar se citimet e atribuara Harry-t janë shpikje të pastër, të cilat, sipas tij, mund të supozohet se vijnë nga burime...