Agjencia e Pasurive të Sekuestruara ua kthen pasuritë trafikantëve, në kundërshtim me kërkesat e SPAK

Agjencia e Pasurive të Sekuestruara ua kthen pasuritë trafikantëve, në kundërshtim me kërkesat e SPAK

Disa investigime mediatike, sinjalizime dhe raporte kontrolli konfirmojnë se Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara funksionon herë si nukël dhe herë si zgjatim i krimit të organizuar. Evidencat tregojnë se Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara është kthyer në një organizatë me natyrë kriminale. Drejtuesit e Agjencisë janë diktuar nga personazhe nongrata në SHBA, simbole të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, si dhe nga drejtues të grupeve kriminale. SPAK dhe GJKKO sekuestrojnë çdo vit pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro, asete të grupeve kriminale, si hotele, pallate, apartamente, lokale, restorante, troje, vila, bizhuteri, para cash, makina luksoze etj. Shumica e pasurive të sekustruara më pas konfiskohen, që do të thotë se kalojnë përfundimisht në pronësi të shtetit shqiptar. Çfarë ndodh? Pasuritë e bllokuara...