Superliga: Vllaznia e para edhe pa luajtur, fitojnë Tirana dhe Erzeni

Superliga: Vllaznia e para edhe pa luajtur, fitojnë Tirana dhe Erzeni

Janë luajtur dy nga tri takimet e javës së tretë të Superligës në volejboll për meshkuj. Vllaznia qëndron në krye të renditjes edhe pse do të luajë të dielën ndaj Studentit. Ngjit shkallët në renditje Tirana, që mundi 3-1 Skënderbeun në “Fahrie Hoti” (25-17, 27-25, 22-25, 25-17). Tri pikë të rëndësishme për bardheblutë, që ngjiten në vendin e dytë në renditjen provizore. Erzeni korri suksesin e parë sezonal, duke mundur 3-0 (25-17, 25-16, 25-17) Elbasanin, dy ekipe që para kësaj sfidë nuk kishin asnjë pikë. Në fushë komanduan shijakasit, që morën edhe tri pikët e para sezonale. Superliga-Meshkuj, java e 3-të Erzeni – Elbasani, 3-0 Tirana – Skënderbeu, 3-1 Vllaznia – Studenti, 28 shtator Partizani (pushim) Renditja: Vllaznia 6 pikë, Tirana 5 pikë, Partizani 4...