Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump do “nisë Tomahawk” drejt Rusisë, gati t’i heqë veton super-armëve për Kievin
Në një takim në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti amerikan Donald Trump i tha homologut ukrainas Volodymyr Zelensky se është i gatshëm të heqë kufizimet mbi përdorimin armëve amerikane me rreze të gjatë veprimi nga ana e Kievit për të sulmuar objektiva brenda territorit rus, përfshirë raketat Tomahawk. Lajmin e konfirmoi për Wall Street Journal një zyrtar i lartë në SHBA. Ishte lideri ukrainas ai që i kërkoi Trumpit më shumë raketa me rreze të gjatë veprimi dhe miratimin për t’i përdorur ato për të goditur brenda tokës ruse. Manjati u përgjigj se nuk është kundër kësaj ideje, megjithatë nuk ka marrë një zotim konkret për vënien e saj në jetë. Sipas ekspertëve, nevojat e Ukrainës mbeten në përputhje me muajt e...