Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedi gjatë fushatës zgjedhore, të paktën 29 persona humbin jetën në mitingun e madh politik
Një tragjedi e rëndë goditi shtetin jugor indian të Tamil Nadu, ku të paktën 29 persona humbën jetën dhe rreth 50 të tjerë u plagosën gjatë një tubimi politik të mbajtur nga aktori i njohur Vijay, i cili tashmë është përfshirë në politikë. Sipas gazetës The Hindu, që citon Ministrin e Shëndetësisë së shtetit, Ma. Subramanian, ngjarja ndodhi në qytetin Karur, gjatë një aktiviteti që ishte pjesë e një turneu elektoral të partisë së re politike të Vijay, Tamilaga Vettri Kazhagam. Turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur në tubim, ndërsa aktori, i njohur gjerësisht vetëm me emrin Vijay, po zhvillon fushatë për zgjedhjet shtetërore që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm. Menjëherë pas incidentit, 44 mjekë nga rrethet përreth, përfshirë Tiruchirappalli dhe...