Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Bizneset rrisin shitjet, zgjerojnë investimet/ Në 7 muaj morën më pak kredi për likuiditet, mbizotëron ndërtimi e tregtia
Tashmë kreditë nuk shihen vetëm si mjet për të kaluar vështirësitë, por si mundësi për rritje. Gjithnjë e më shumë biznese po financojnë me hua projektet e tyre të zgjerimit e modernizimit. 1.5 miliardë euro kanë dhënë bankat në drejtim të bizneseve në 7 muajtë e parë të vitit nga të cilat vetëm për likuiditet janë marrë 300 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër për investime si blerje zyrash të reja apo pajisjesh. “Kjo rritje është vënë re në të gjitha kategoritë e bizneseve sipas madhësisë, dhe kryesisht tek bizneset e vogla dhe të mesme, dhe ka qenë e përqendruar në projektet e investimit, ndërsa kërkesa për kredi për likuiditet ishte më e dobët në krahasim me periudhën e mëparshme”, thotë Banka e Shqipërisë. Një situatë...