Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Nëndetësja bërthamore ruse në rrezik shpërthimi në ujërat e detit Mesdheu
Një nëndetëse bërthamore Marinës Ushtarake të Rusisë është në rrezik shpërthimi në ujërat e detit Mesdhe për shkak të një rrjedhjeje të rëndë karburanti, sipas raportimeve të fundit. Bëhet fjalë për nëndetësen 74 metra të gjatë të klasit ‘Kilo’, me emrin ‘Novorossiysk’, e cila ka kapacitet për të mbajtur raketa të tipit Kalibr. Anija u vu re së fundmi në ngushticën e Gjibraltarit, në hyrje të Detit Mesdhe, ku po has vështirësi teknike të konsiderueshme. Sipas kanalit rus në Telegram VChK-OGPU, anija nuk ka pjesë rezervë për riparime dhe as specialistë të kualifikuar për të përballuar problemin. Rrjedhja e karburantit po grumbullohet brenda nëndetëses, dhe ekuipazhi mund të detyrohet ta derdhë atë në det për të shmangur një katastrofë. Nëndetësja është pjesë e flotës së...