“Kemi kandidaten”, këshilltarja bashkiake “zbulon” me kë do e sfidojë Lëvizja Bashkë Manastirliun

“Kemi kandidaten”, këshilltarja bashkiake “zbulon” me kë do e sfidojë Lëvizja Bashkë Manastirliun

Këshilltarja bashkiake e Lëvizjes Bashkë, Mirela Ruko mohoi bashkëpunimin e subjektit ku ajo merr pjesë me opozitën e drejtuar nga PD për të nxjerrë një kandidat të përbashkët përballë Ogerta Manastirliut. Ruko deklaroi në Terminal, se lëvizja Bashkë do të ketë kandidaten e saj në këto zgjedhje. “Është e rëndësishme që PS mos fitojë në Tiranë. Veliajn e solli Rama, Manastirliun po Rama. Pse duhet qytetarët t’i besojnë Ramës. Bashkë do marrë pjesë në këto zgjedhje me kandidaten e vet. Ne jemi parti më demokratike dhe bisedojmë brenda nesh”, tha Ruko