Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ekzekutimi në Tepelenë/ Biznesmeni italian u godit fillimisht me dru, më pas me armë zjarri
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e biznesmenit italian, 44-vjeçar Edoardo Sarchi, në rrethana ende të paqarta. Ai u gjet pa shenja jete, rreth orës 00:30 në anë të rrugës në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë, në Tepelenë. Në trupin e viktimës, në pjesën e këmbës është konstatuar një plagë plumbi, në arterien kryesore, ku gjakderdhja dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen. Por, burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se 44-vjeçari, nga ekspertiza mjeko-ligjore, nuk është vrarë menjëherë me armë zjarri, siç dyshohej fillimisht. Dyshohet se se para se të qëllohej me armë zjarri në këmbë, viktima është goditur me një mjet të fortë, dyshohet dru ose shufër, në pjesën e kokës. Goditja i ka shkaktuar humbje të menjëhershme të...