Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mësuesit në 2029 me 1250 euro pagë, qeveria prezanton programin e ri për arsimin
Paga mesatare e mësuesve do të jetë 1250 euro deri në vitin 2029.Ky është një nga objektivat e mandatit të katërt të qeverisë, të prezantuara në programin e kabinetit socialist në fushën e arsimit. “Kur flitet më këto shifra sot duket joshëse, por mos harrojmë se ky është plani për katër vitet e ardhshme që do të thotë kostot ndryshojnë. 1000 euro sot nuk kanë të njëjtën vlerë si para katër vitesh, njësoj do të jetë edhe për 4 vite më vonë. Rritja duhet të bëhet në bazë të indeksit”, shprehet Suela Koçibellinj, aktiviste. “Mendoj se do jetë një shtysë për t’i motivuar, duke i mirëpaguar do të nxiten të kontribuojnë më shumë”, shprehet Irsa Ruçi- eksperte arsimi. Investimet do të përqendrohen në transformimin digjital...