Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Moska e hapur për paqe”, ministri i Jashtëm rus zbulon kushtet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, deklaroi të shtunën se Moska mbetet e hapur për negociata për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por kërkoi që garancitë për sigurinë e Rusisë dhe të drejtat e rusishtfolësve në Ukrainë të jenë pjesë thelbësore e çdo marrëveshjeje. Duke folur në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Lavrov theksoi se qëndrimi i Rusisë nuk ka ndryshuar. “Siç e ka theksuar vazhdimisht Presidenti Vladimir Putin, Rusia ka qenë dhe mbetet e hapur për negociata për eliminimin e shkaqeve rrënjësore të konfliktit”, u shpreh ai. Sipas Lavrovit, një zgjidhje e qëndrueshme kërkon që siguria dhe interesat jetike të Rusisë të garantohet në mënyrë të besueshme, si dhe që të drejtat e...