Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Industria ka hyrë zyrtarisht në recesion, shkak rritja e kostove të operimit
Nga SYRI TV Sektori i industrisë hyri zyrtarisht në recesion në vitin 2024, ndërsa tendenca u përkeqësua dhe në pjesën e parë të viti 2025. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se industria në total pësoi rënie me 4.55% në vitin 2024, hera e parë me ecuri negative që nga periudha e pandemisë, kur tkurrja ishte 7.32%. Industria përpunuese u reduktua me 3.65%, me ecuri më negative sesa gjatë periudhës së pandemisë (-3.58%). Sektori nuk po arrin të dalë nga rrethi vicioz ku ka hyrë, e shkaktuar nga rritja e kostove të operimit të aktivitetit dhe të personelit apo dhe koniunkturës së pafavorshme ndërkombëtare. Shtimi i kostove është i vështirë që të transferohet në çmime për shkak të uljes së konkurrueshmërisë. Rënia e Euros...