Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

  Dalin në dritë detaje të reja dhe tronditëse nga vrasja makabre e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në zonën e Salari-t në Tepelenë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se rezultatet paraprake të autopsisë kanë hedhur dritë mbi mënyrën e dhunshme se si është ekzekutuar shtetasi italian. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Sarchi nuk është vrarë menjëherë me armë zjarri, siç dyshohej fillimisht. Sipas të dhënave të deritanishme, rezulton se para se të qëllohej me armë zjarri në këmbë, viktima është goditur me një mjet të fortë, dyshohet dru ose shufër, në pjesën e kokës. Goditja i ka shkaktuar humbje të menjëhershme të ndjenjave, duke e lënë pa ndihmë në tokë. Pasi ka humbur ndjenjat, autori (apo...