Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tragjedi në Kanalin Anglez: Humbin jetën dy gra nga Somalia, gomonia me 100 emigrantë përmbyset në brigjet e Francës
Dy gra nga Somalia humbën jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në brigjet e Francës pasi gomonia me të cilën ato po tentonin të kalonin Kanalin Anglez për të shkuar drejt Mbretërisë së Bashkuar u përmbys. Autoritet Franceze raportuan se grupet e trafikantëve të qenieve njerëzore kishin vendosur rreth 100 persona në një gomone e cila ishte nisur drejt Britanisë së Madhe. Roja bregdetare Franceze shpëtoi nga mbytja të paktën 60 persona të cilët po marrin kujdes nga mbrojtja civile. Një çift me fëmijën e tyre të cilët kishin pësuar hipotermi të moderuar janë dërguar me urgjencë në një Spital të zonës. Të paktën 25 persona kanë humbur jetën përgjatë këtij vitit në tentative për të kaluar Kanalin Anglez nëpërmjet...