Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Bardhi publikon CV e korrupsionit të Belinda Ballukut: Vetëm në 6 projekte ka vjedhur sa buxheti vjetor i Bashkisë Tiranë. Ka nënshtruar me presion kriminal SPAK
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, të cilën e akuzon për përfshirje në projekte korruptive me vlera të mëdha. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi ironizoi Ballukun për “ëndrrat dhe planet” e saj personale, ndërsa sipas tij, vetëm në 6 projekte të saj korruptive, “vlera e vjedhjes arrin sa buxheti vjetor i Bashkisë së Tiranës”. Sipas Bardhit, Balluku vazhdon të ecë “e qetë dhe e qeshur” në rrugët e kryeqytetit për shkak të ndikimit që ka mbi SPAK dhe organet e drejtësisë. “Vetëm në 6 projekte korruptive, vlera e vjedhjes arrin sa Buxheti i plotë vjetor i Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë, me këtë CV të pasur, vazhdon të ecë e qetë dhe...