U vra sot në Tepelenë/ Babai i biznesmenit Edoardo Sarchi i lidhur me politikën italiane

U vra sot në Tepelenë/ Babai i biznesmenit Edoardo Sarchi i lidhur me politikën italiane

Sipërmarrësi italian, 44-vjeçar Edoardo Sarchi, i cili u gjet pa shenja jete mesnatën e kaluar në Salari të Tepelenës, në rrethana ende të paqarta, nuk ishte emër i panjohur në vendin e tij. Ai zhvillon aktivitet tregtar në Shqipëri prej të paktën 25 vitesh dhe rezulton administrator dhe pronar i kompanisë “Tegola Edilcentro”, me seli në Laprakë dhe me aktivitet prodhim tullash. Ndërkohë, në Itali njihet në botën e politikës nëpërmjet babait të tij, raporton media italiane Varese News. Babai i tij është Vittorio Sarchi, një figurë historike në politikën lokale. Një mik dhe bashkëpunëtor i senatorit të ndjerë Piero Pellicini – babai i deputetit aktual të Fratelli d’Italia dhe ish-kryetarit të bashkisë së Luino Andrea Pellicini – Vittorio Sarchi shërbeu si Këshilltar për Sigurinë gjatë...