VIDEO/ Derbi i takon Dinamos, triumf zemre në derbi ndaj Tiranës

VIDEO/ Derbi i takon Dinamos, triumf zemre në derbi ndaj Tiranës

Dinamo triumfon 1-2 ndaj Tiranës në derbin e kryeqytetit të mbajtur në “Selman Stërmasi”. Dinamovitët kaluan në epërsi pas 24 minutash lojë, me Gudiabin që u kordinua si duhet dhe mposhti portierin kundërshtar. Në fundin e pjesës së parë, bardheblutë  reklamuan penallti pasi u pengua Mensah, por nuk kishte këtë mendim arbitri. Në fillimin e pjesës së dytë, të besuarit e Dajës dyfishojnë shifrat me anë të Vilës, i cili shënon pas një asisti të Nanit. Në të 57-tën, Tirana fiton penallti pas një prekje me dorë të Ditës. 11-metërshi u përkthye në gol nga Pacacia, i cili nuk fali para portës.   Ekipi i Bordin shtoi presionin dhe u vendos në kërkim të golit të barazimit, gjë  që gjithsesi nuk u arrit. Dinamo kështu...