“Covid-i nuk ka ikur asnjëherë”/ Brataj tregon nëse varianti i Omicron është vdekjeprurës: Deri në 500 raste në javë!

“Covid-i nuk ka ikur asnjëherë”/ Brataj tregon nëse varianti i Omicron është vdekjeprurës: Deri në 500 raste në javë!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, përballë gazetares Nisida Tufa, theksoi se Covid-i nuk ka ikur asnjëherë, ndërsa shtoi se situata nuk është alarmante. Brataj pohoi se kryesisht temperaturat apo virozat e kësaj stine, janë Covid, një variant i Omicronit. “Covid-i nuk ka ikur asnjëherë! Stratus ose XFG, është variant i Omicron. Edhe te ne, ka pasur raste, deri në 500 në javë. Të gjitha këto, temperaturat, virozat, janë kryesisht të COVID-it. Viruset janë gjithë kohës, dhe janë parazitët më të mëdhenj se jetojnë në qelizat tona. Ka viruse që me të nxehtin aktivizohen dhe me të ftohtin po ashtu. Enterovirozat psh janë ato të verës. Na shkaktojnë që nga bllokimi, kollat, apo diarre. Gripi, Covid-i,...