Tragjedi në La Manshe, mbyten 2 gra

Tragjedi në La Manshe, mbyten 2 gra

Dy gra somaleze humbën jetën të shtunën në mëngjes, pasi tentuan të kalonin Kanalin Anglez me një varkë të improvizuar, bëjnë të ditur autoritetet franceze për agjencinë e lajmeve AFP. Ngjarja ndodhi gjatë natës në brigjet e veriut të Francës, kur rreth 100 persona u nisën me shpresën për të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas zyrtares franceze Isabelle Fradin-Thirode, 60 persona u shpëtuan dhe aktualisht po marrin ndihmën e nevojshme nga shërbimet e mbrojtjes civile. Një çift me fëmijën e tyre, të cilët vuanin nga hipotermia e moderuar, u transportuan menjëherë në spitalin e Boulogne. Sipas gazetës franceze La Voix du Nord, viktimat ishin të dyja gra nga Somalia. Të paktën 25 persona kanë humbur jetën deri tani këtë vit gjatë përpjekjeve për të...