Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Muri i dronëve”, Rusia kritikon BE-në: Vetëm sa do t’i shtoni tensionet
Rusia i kritikoi planet e Bashkimit Europian për krijimin e atij që u përshkrua “si një mur dronësh”, e që synon forcimin e mbrojtjes në kufirin lindor të unionit. Përgjigja e bllokut europian ndaj hyrjes së dronëve në kufijtë e saj vetëm se do të rrisë tensionet, ishte deklarata e Moskës. Ministria ruse e Mbrojtjes, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, RIA Novosti, insiston se masat do të çojnë në një ashpërsim “ të tensioneve politike dhe ushtarake në kontinentin europian. Pas kësaj, reagoi edhe ministria ruse e Punëve të jashtme, e cila shtoi se këto plane përbëjnë në fakt “ambicie personale dhe lojëra politike të elitave drejtuese të BE-së”. Një ditë më parë, ministrat e mbrojtjes nga 10 vende të BE-së u pajtuan ta kthenin...