Nga grabitja e makinës së gazetarit grek tek plagosja e policit, e shkuara e errët e Fatjon Prendit që u kap në Greqi me 1 ton drogë

Nga grabitja e makinës së gazetarit grek tek plagosja e policit, e shkuara e errët e Fatjon Prendit që u kap në Greqi me 1 ton drogë

Policia greke shkatërroi një grup kriminal duke vënë në pranga 6 shtetas shqiptarë, mes tyre kreun e grupit, Fatjon Prendi 39 vjeç. Në operacionin që morën pjesë dhe forcat speciale EKAM, u sekuestruan mbi 1 ton marijuanë, mbi 1000 rrënjë marijunë, arsenal armësh dhe sasi të drogave të tjera, përfshirë ato sintetike. Fatjon Prendi rezulton një emër i njohur për drejtësinë greke, i përfshirë në një ngjarje të përgjakshme 13 vite më parë në Krioneri të Greqisë. Konkretisht, më 7 dhjetor 2012, 4 persona, përfshirë dhe Fatjon Prendin, tentuan të hynin me forcë në shtëpinë e një familjeje në Krioneri, vajza e së cilës sapo ishte kthyer në shtëpi, duke mbajtur në çantë shumën prej 1700 eurosh. Vajza ndodhej brenda në shtëpi kur autorët thyen...