Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Greva e urisë para parlamentit grek, babai i shqiptarit: Të zbardhet vdekja e djalit tim!
Pano Ruçi nuk e ka ndalur grevën e tij të urisë përpara parlamentit grek në qendër të Athinës. Prej 7 ditësh, shqiptari qëndron në shesh duke kërkuar zbardhjen e së vërtetës për vdekjen e djalit të tij, Denisit, në aksidentin hekurudhor të Tempit më 28 shkurt 2023. Një ditë më parë, prokurorja e Larisës pranoi kërkesën e tij për të zhvarrosur të birin me qëllim kryerjen e analizës së ADN-së, pasi 57-vjeçari pretendon se eshtrat e djegura që iu dhanë nga autoritetet nuk i përkasin të birit. Megjithatë, ai nuk është kënaqur me kaq, duke deklaruar se do të vijojë grevën e urisë derisa të kryhen analizat e duhura për të zbardhur arsyet e vdekjes së djalit të tij. “Kjo nuk është ajo që dua....