Grupi palestinez e mohon, mediat izraelite: Hamasi po pranon paqen e Trump

Grupi palestinez e mohon, mediat izraelite: Hamasi po pranon paqen e Trump

Hamasi ka pranuar në parim planin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Gaza, i cili përfshin lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve izraelite. Këtë e raporton media izraelite Haaretz, që citon disa burime që kanë njohur me këtë çështje. Katari duket se është përfshirë në përpjekjet për të bindur Hamasin që të pranojë kornizën e marrëveshjes, dhe Trump shpreson ta finalizojë atë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu kur të takohen të hënën. Si pjesë e marrëveshjes për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve, si të gjallë ashtu edhe të vdekur, Izraeli do të lirojë qindra të burgosur palestinezë dhe do të tërheqë gradualisht forcat e tij nga Rripi i Gazës. Megjithatë, burime të Hamasit i thanë medias...