’58 kate ndërtesa poshtë digës së liqenit’, Braçe: Zonë e mbushur me kulla, por pa shkolla, çerdhe e qendra shëndetësore

’58 kate ndërtesa poshtë digës së liqenit’, Braçe: Zonë e mbushur me kulla, por pa shkolla, çerdhe e qendra shëndetësore

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur shqetësimin lidhur me ndërtimet që po kryhen poshtë digës së liqenit artificial në Tiranë. Përmes një poatimi në rrjetet sociale, ai përmendi disa çështje kryesore që sipas tij rrezikojnë cilësinë e jetës në zonë që janë furnizimi me ujë të pijshëm, infrastruktura arsimore, e shëndetësia. Deputeti theksoi se ndërtimet shtrihen deri poshtë digës dhe kanë përfshirë edhe parkingun e bashkisë, për këtë arsye, ai kërkoi kujdes maksimal për të garantuar qëndrueshmërinë e digës, sidomos kur po parashikohen gjashtë kate nëntokë. Braçe theksoi se problematika bëhet edhe më e madhe, pasi në të njëjtën zonë po ndërtohen një pallat te Art Turbina, një kompleks te Parku Olimpik, si edhe komplekse të tjera. Postimi i plotë i Braçes: Tirana/ 5-sa. 58...