Serbi-Shqipëri vendimtare për fatin e Stojkoviç dhe Silvinjos, 2 trajnerët “luajnë” edhe vendin e punës

Serbi-Shqipëri vendimtare për fatin e Stojkoviç dhe Silvinjos, 2 trajnerët “luajnë” edhe vendin e punës

Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga ndeshja më e rëndësishme e këtyre eliminatoreve të Botërorit mes Serbisë dhe Shqipërisë, situata duket të jetë futur në një qetësi përpara furtunës. Kjo e fundit e parë dhe e kuptuar në çdo aspekt, por nëse ata kanë barrën e heqjes së njollës së 11 viteve më parë ndaj nesh, por edhe atë të tifozërisë më pak korrekte në botë, kjo nisur edhe nga gjobat e FIFA-s që e ka cilësuar Federatën Serbe më të ndëshkuarën me gjoba, ne kemi vetëm një qëllim: fitoren, 3 pikët. 3 pikët që na mbajnë shpresën gjallë për t’u kualifikuar në “play-off”-in e Botërorit, 3 pikët për të lënë pas kundërshtarin kryesor të këtij grupi dhe 3 pikë që, jo vetëm për...