Qeveria synon uljen e humbjeve të energjisë nën 12% përmes matësve inteligjentë

Qeveria synon uljen e humbjeve të energjisë nën 12% përmes matësve inteligjentë

Qeveria synon që brenda katër viteve të ulë humbjet e energjisë në shpërndarje nën 12%, nga 17% që janë aktualisht, duke u mbështetur në teknologjitë e reja të matjes, masë kjo që forcon edhe stabilitetin financiar të sektorit. Humbjet e energjisë në rrjet lidhen me dy faktorë, humbjet teknike nga rrjeti i amortizuar, që kërkojnë investime për modernizim, dhe humbjet joteknike, përfshirë abuzimet me energjinë, të cilat do të monitorohen më rigorozisht. Programi qeverisës për 4 vitet në vijim 2025-2029, parashikon zëvendësimin e matësve aktualë me pajisje inteligjente, që ofrojnë matje të sakta, transmetim në kohë reale dhe faturim të drejtë për konsumatorët. Investimet në vitet e fundit kanë bërë të mundur krahas dyfishimit të kapaciteteve energjetike, nga 1768 MW në 3298 MW edhe uljen...