Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tiranë/ Plagos kunatin me armë zjarri pas një konflikti, arrestohet autori, një tjetër shpallet në kërkim
Një ngjarje me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë, në rrugën “Llambi Bonata”, ku një burrë ka plagosur kunatin e tij pas një konflikti për motive të dobëta. Rreth orës 15:40, shtetasi M. T., 41 vjeç, dyshohet se qëlloi me armë zjarri dhe plagosi kunatin e tij, G. M., 56 vjeç, në banesën e këtij të fundit. I dëmtuari u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë së Komisariatit Nr. 6, autori u kap dhe u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Nga vendngjarja është sekuestruar edhe arma e përdorur në krim. Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe një 29-vjeçar, N. S., i cili dyshohet se ishte prezent në banesë në...