Kulla 35-katëshe në Shkodër ndez përplasjen: Myftinia kundër ndërtimit mbi truallin e pretenduar si pronë fetare

Kulla 35-katëshe në Shkodër ndez përplasjen: Myftinia kundër ndërtimit mbi truallin e pretenduar si pronë fetare

Nisja e punimeve për kullën 35 kate në Shkodër, e miratuar një vit më parë nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) me firmën e Edi Ramës, ka ardhur një tjetër reagim nga Myftinia e Shkodrës, e cila e kundërshton këtë projekt. Komuniteti Mysliman i Shkodrës, përmes myftiut Muhamed Sytari e ka konsideruar atë të paligjshëm dhe të ndërtuar mbi një pronë të grabitur. Sytari pretendon se ka dokumente që dëshmojnë pronësinë e Myftinisë së Shkodrës mbi truallin ku parashikohet të ndërtohet kulla. “Qeveria na ka sjellë këtë pamje. Ky është thelbi i degradimit dhe i shthurjes dhe i prishjes së institucioneve ku Bashkia e Shkodrës, edhe Qeveria jonë, bashkë me një ndërtues na shfaqin këtë kryeçibanin. Po ku? Në pronën e huaj. Se del ndonjë...