Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Berisha rikthen “trenin me shumë vagonë”/ Nis ‘pazari’ me aleatët opozitar për kandidatin e Tiranës
Para se të mbërrijnë tek faza më e vështirë e negocimit tre të mandatuarit e Sali Berishës i nisën bisedimet për profilin e kandidatin të Tiranës me aleatët e përhershëm dhe tradicional, Fatmir Mediu dhe Agron Duka. Noka: Ne e konsiderojmë plotësisht të mundshme edhe fitoren e Bashkisë së Tiranës dhe bashkitë e tjera nëse unifikojmë gjithë aktorët dhe faktorët. Sali Berisha i shtrin dorën për bashkëpunim Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj. Për koalicionin, demokratet kanë dhe vija të kuqe, që i mbyllin derën jo vetëm Arlind Qorrit por dhe Dashamir Shehit, Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Bashës ndonëse i përkasin spektrit të djathtë. Noka: Dora jonë e shtrirë për të gjithë partitë opozitare parlamentare të qendrës dhe qendrës së djathtë, Arlind Qorri është i majtë. Në një kohë...