Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Burri qëllon me armë zjarri burrin e motrës

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Burri qëllon me armë zjarri burrin e motrës

Një ngjarje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Kombinatit në Tiranë. Sipas burimeve, konflikti ka ndodhur mes dy personave të afërt në familje, ku një shtetas ka qëlluar me armë zjarri dhëndrin e tij, duke e lënë të plagosur në këmbë. Të dy personat mësohet se kanë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e përplasjes. I plagosuri është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është vënë menjëherë në pranga nga policia. Blutë e kryeqytetit po hetojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.