Analiza e BBC/ Zgjedhjet të rëndësishme në Moldavi, hija e Rusisë po bëhet gjithnjë e më e madhe

Analiza e BBC/ Zgjedhjet të rëndësishme në Moldavi, hija e Rusisë po bëhet gjithnjë e më e madhe

Qindra qytetarë u mblodhën në zemër të kryeqytetit moldav të premten në mbrëmje, duke valëvitur flamuj të Bashkimit Evropian dhe duke brohoritur kundër asaj që e quajnë përpjekje të qarta të Rusisë për të manipuluar zgjedhjet parlamentare të së dielës. “Arma e tyre është paraja, arma jonë është vota”!, ishte britma më e fuqishme që dëgjohej në rrugët e Kishinaut, ndërsa përkrahësit e Partisë në pushtet, Partia për Veprim dhe Solidaritet (PAS), bënë thirrje për mbrojtjen e demokracisë dhe orientimit evropian të vendit. Gjatë javës, autoritetet moldave kanë zbuluar prova të forta për një ndërhyrje zgjedhore në një shkallë të paparë, të lidhur drejtpërdrejt me Rusinë. Prokurorët dhe policia kanë zbuluar një rrjet të sofistikuar blerjesh votash, fushata dezinformimi të financuara me kriptomonedhë dhe një...