“Dy botë, një realitet” e artistëve Abaz Hado dhe Kamuran Goranci ndërton një dialog ndërmjet dy universesh krijues

“Dy botë, një realitet” e artistëve Abaz Hado dhe Kamuran Goranci ndërton një dialog ndërmjet dy universesh krijues

 Nga Julia Vrapi “Dy botë, një realitet” një ekspozitë unike me piktura, që ndërton një dialog ndërmjet dy universesh krijues. Punët e dy artistëve të njohur Abaz Hado dhe Kamuran Goranci janë ekspozuar në galerinë “Nikolet Vasia” në qytetin e Durrësit. Hapja e një ekspozite me vepra arti është një ngjarje e bukur për qytetin dhe ajo e dy artistëve të njohur si Abaz Hado dhe Kamuran Goranci këto ditë në galerinë e Durrësit merr një vlerë të madhe. Një ekspozitë me piktura dhe një nivel shumë i lartë i përfaqësimit të dy artistëve. Në hapjen e ekspozitës “Dy botë, një realitet” ishin të pranishëm artdashës, studiues të artit, përfaqësues të institucioneve kulturore, si dhe miq të dy artistëve. Ekspozita që vjen kuruar nga Zeni...